BE siguron 405 milionë doza vaksine nga firma gjermane “CureVac”

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 20:46 | Bota
BE siguron 405 milionë doza vaksine nga firma gjermane

Komisioni Europian do të autorizojë një marrëveshje me firmën gjermane “CureVac” për të siguruar deri në 405 milionë doza të një vaksine potenciale për Covid-19. Konfirmimi erdhi nga Presidentja Ursula Von Der Leyen.

“Kam kënaqësinë të njoftoj një marrëveshje të re. Do të autorizoj kontratën që siguron një tjetër vaksinë ndaj Covid-19 për europianët”, tha Von Der Leyen.

Presidentja e KE shtoi se po shpreson në finalizimin e një marrëveshje së shpejti me kompaninë Moderna, vaksina e së cilës rezultoi të ishte efikase deri në 94,5%. Paraprakisht, Komisioni Europian ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me doza të vaksinave edhe me Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sanofi dhe Pfizer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos