
Bobi Wine me bashkëshorten dhe mbesën 
Ushtarët, para derës së Bobi Wine 
Bobi Wine me bashkëshorten Barbara Itungo Kyagulanyi 
Wine, muzikanti i kthyer politikan pretendon se zgjedhjet janë manipuluar 
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni 






Një foshnje 18-muajshe, e cila ishte lënë në arrest shtëpie nga autoritetet, është shpëtuar dhe është dërguar në një vend të sigurt.
Bëhet fjalë për mbesën e bashkëshortes së Bobi Wine, kandidatit për president në Uganda. Largimin e vogëlushes e konfirmoi vetë Wine për gazetaren e CNN, Becky Anderson.
Foshnja ndodhej në shtëpinë e Wine kur më 15 janar, një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Uganda, ushtria rrethoi shtëpinë e tij. Zyrtarisht Wine humbi garën kundër Yoweri Museveni, i cili drejton vendin prej vitit 1986, por ai pretendon se ato ishin të manipuluara.
“Jam i lumtur t’iu informoj se bebja është larguar të premten, kur avokatët e mi u lejuan për pak çaste brenda banesës”, tha Wine. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
