Befason Rita Ora, veshje tradicionale shqiptare në albumin e ri

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 15:06 | Showbiz

Albumi i ardhshëm i Rita Orës, “Bang”, do të publikohet më 12 shkurt dhe në promon e tij këngëtarja shqiptare shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.

Në videon e publikuar në Instragramin e saj, Rita Ora dhe balerinët që e shoqërojnë shfaqen me veshje ku ka motive të theksuara popullore shqiptare si për shembull xhubleta.

Në Instagram, Rita falënderoi stilistin shqiptar që realizoi veshjen duke thënë se ajo ishte realizuar në kohë për Ditën e Pavarësisë së Kosovë.

Ndërkaq, për albumin e saj të ardhshëm ende ka pak detaje publike, por dihet që “Bang” është një bashkëpunim i Rita Orës me artistët Imanbek, David Guetta, Gunna dhe Kheas. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CLClHr8H7ke/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos