Ndryshimi drastik i Margot Roobie, biondja e Hollywood-it bëhet brune

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 14:31 | Showbiz

Historikisht bionde, Margot Robbie ka shokuar fansat me një pamje të re.

Aktorja e famshme e Hollywoodit është shndërruar në një brune simpatike për rolin e saj të ri në një prodhim kinematografik, për të cilin ende dihet shumë pak.

Edhe pse nuk ka informacion për titullin apo datën e lancimit, është e sigurt që ylli australian do të interpretojë në krah të Robert De Niros.

Robbie u bë një simbol i kinemasë falë interpretimeve të saj në filma të tillë si "Ujku i Wall Street" dhe "Njëherë e një kohë në Amerikë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos