Begaj kujton Skënderbeun, mes rreshtash Presidenti çon një mesazh dhe në Britaninë e Madhe

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 17:22 | Politikë
Begaj kujton Skënderbeun, mes rreshtash Presidenti çon një

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin ndreu, kanë përkujtuar 555-vjetorin e vdekjes së heroit të kombit shqiptar, Gjergj karstiot Skenderbeu.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u shpreh se figura e Skënderbeut dhe lufta e tij, tregon orgjinalitetin dhe forcën e një populli autokton që asnjëherë nuk ka lajmuar atë që nuk i përket, por që gjithmonë ka mbrojtur trojet e vet.

''Vepra e Skënderbeut tregon forcën dhe origjinalitetin e një populli autokton që kurrë nuk lakmoi, por që asnjëherë nuk u tërhoq nga mbrojtja e trojeve të veta".

Presidenti i Republikës Bajram Begaj

Duke shfrytëzuar këtë ditë Presidenti Begaj i është përgjigjur midis reshtave edhe deklaratës së ministrit britanik të emigracionit për shqiptarët.

Lufta dhe trimëria e Skënderbeut që udhëhoqi shqiptarët për mbi 25 vite kundër osmanëve është vlerësuar edhe nga personalitete evropiane të kohës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/17/presidenti-i-pergjigjet-zyrtareve-britanike-per-shqiptaret-mashtrim-dhe-keqdashje-per-te-fshehur-deshperimin-e-tyre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos