Begaj: Sulmet kibernetike, dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 12:22 | Politikë
Begaj: Sulmet kibernetike, dëshmi e kërcënimeve të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po merr pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë, në të cilin marrin pjesë të gjithë Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen. Europianizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë. Sulmet e fundit kibernetike janë dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, tha Begaj në fjalën e tij.

Në lidhje me konfliktin në Ukrainë, Begaj u shpreh: “Lufta në Ukrainë është pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë po riformëson skenën ndërkombëtare gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/12/dash-denon-sulmin-kibernetik-te-iranit-ndaj-shqiperise-do-tu-mbeshtesim-per-te-forcuar-mbrojtjen-kibernetike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos