Bëhen publike 600 mijë dokumente “sekrete” të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 21:48 | Aktualitet

Deklasifikohen 600 mijë dokumente nga fondet personale të Enver Hoxhës, Hysni Kapos apo ish-arkivit të Partisë së Punës.  

Drejtoria e Arkivave të shtetit publikon ditarët e punës së diktatorit Hoxha, si edhe shumë vendime të gjykatave të asaj kohe, që deri tani ishin mbajtur sekret.

Disa prej dokumenteve të deklasifikuara

Pjesë nga ditari i tij punës nga sot janë publike për çdo studiues, historian apo të interesuar.

Në këtë proces deklasifikimi janë përfshirë edhe shënimet e Hysni Kapos, por edhe vendimet e gjykatave për të dënuar imoralë, nuk janë më sekrete.

Elsa Saka, zëdhënëse e Drejtorisë së Arkivave

“Ka përfunduar tërësisht klasifikimi i dosjeve te cilësuara si sekrete deri më sot”, deklaron Elsa Saka, zëdhënëse e Drejtorisë së Arkivave.

Shumë prej këtyre dokumenteve e shënimeve, janë edhe fjalime të publikuara më herët në mediumet mediatike të asaj kohe. E megjithatë, mes tyre gjenden edhe shënime të veçanta të diktatorit Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos