Fëmijët “pushtojnë” skenat teatrale

Nga A2 CNN
22 Janar 2019, 17:12 | Aktualitet
Fëmijët “pushtojnë” skenat teatrale

Ashtu sikurse u mbyll një vit në skenat teatrale, u prit edhe tjetri. Shfaqjet e para i janë dedikuar fëmijëve. Ata u bënë jo vetëm publiku i skenave, por, edhe protagonistë të shfaqjeve.

Në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”, jeta teatrale ka nisur që të martën. E ndonëse fillim jave, fëmijët organizohen me shkollat. Ata që vijnë për herë të parë, thonë se do të rikthehen.

Shfaqja e parë këtë sezon është “Princi dhe i Varfri”, një klasik i letërsisë nga Mark Twain. Ndonëse disa prej fëmijëve e njihnin historinë e princit që u bë i varfër, magjia që ofron teatrin e bën sërish një rrëfim ndryshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos