Bëhet zyrtare, ylli i Ajax kalon te Manchester United

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 21:52 | Futboll
Bëhet zyrtare, ylli i Ajax kalon te Manchester United

Ajax-i i sezonit 2018-2019 ishte i mbushur me talente të shumtë dhe jo më kot ata shkuan deri në gjysmëfinale të Champions League, atje ku u eliminuan vetëm në minutat e fundit nga Tottenham-i.

Edhe pse shumë lojtarë u larguan nga skuadra gjatë merkatos së verës së kaluar, sërish mes kampionëve të Holandës kishte talente të tjera dhe një prej tyre ishte edhe Donny van de Beek.

Por tashmë, 23-vjeçari i shumëkërkuar edhe nga Reali i Madridit dhe nga Barcelona, do ta vijojë karrierën e tij te skuadra e Manchester United.

Lajmi i zyrtarizimit të këtij transferimi u konfirmua edhe nga klubi anglez me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i urohej mirëseardhja mesfushorit holandez, për të cilin ata do të paguajnë 40 milionë paunde. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos