Zërat për lojtarë me Covid, FSHF përgënjeshtron: Asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 12:05 | Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgënjeshtruar “lajmin e rremë të shpërndarë nga tri media se futbollistë të kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19”.

“Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së.

FSHF ka publikuar edhe rezultatet e testeve të futbollistëve të përmendur.

“I bëjmë thirrje medias të distancohet nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale”, shton FSHF në reagimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos