Kombëtarja shqiptare ka arritur rreth orës 19:00 të së mërkurës në Bjellorusi, ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë të vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Skuadra dhe i gjithë delegacioni morën sot përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë rezultuan negativë, ndërsa më pas u bë edhe nisja nga Rinasi.
Zyra e shtypit në FSHF bëri me dije se me ekipin nuk udhëtuan Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.
Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do të vazhdojnë terapinë dhe stërvitjen në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë. (A2 Televizion)