“Bëhu burrë!” Rusia publikon reklamën që u bën thirrje civilëve të lënë punën e t’i bashkohen ushtrisë

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 22:53 | Bota
“Bëhu burrë!” Rusia publikon reklamën që u

Një Rusi ka nisur të transmetohet masivisht një reklamë që nxit qytetarët që t’i bashkohen ushtrisë.

Spoti nxitës po transmetohet në një kohë kur forcat e armatosura ruse po pësojnë humbje të konsiderueshme dhe nuk po ia dalin të bëjnë progres në Ukrainë pas më shumë se një viti nga pushtimi.

Videoja u publikua nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës ndërsa rusëve u bëhet thirrje që t’i lënë punët e tyre si civilë dhe t’i bashkohen ushtrisë.

Në video shfaqet një rojë supermarketi, një instruktor palestre dhe një shofer taksie, të gjithë (mesa duket) të mërzitur e zhgënjyer nga jeta civile dhe më pas gjejnë gëzim dhe një qëllim për të ndjekur pasi i bashkohen ushtrisë.

Po ashtu, qytetarëve u premtohet një rrogë mujore prej të paktën 204,000 rublash ($2,500), një shumë katër herë me lartë se paga mesatare në Rusi.

Çfarë nuk thonë reklamat?

Aktiviteti i rekrutimit ka të ngjarë të jetë nxitur nga nevoja e dëshpëruar e ushtrisë ruse për ushtarë të rinj pas më shumë se një viti luftimesh në Ukrainë.

Sipas dokumenteve të kalsifikuara të amerikanëve që u publikuan së fundmi, Pentagoni vlerëson se humbjet mes rusëve janë diku mes 189,500 dhe 223,000 viktima, me 35,500-43,000 burra të vrarë në aksion.

Në shtator 2022, presidenti Vladimir Putin njoftoi një "mobilizim të pjesshëm", i cili kërkonte të rekrutonte ushtarë të rinj pavarësisht nëse ata donin të bashkoheshin me ushtrinë apo jo. Kjo lëvizje bëri që popullariteti i liderit rus të binte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos