
Akullnajat në botë janë shkrirë në vitin 2022 me një shpejtësi të paprecedëntë. Lajmin e bën të ditur OKB, ndërsa theksohet se mbrojtja e tyre duket se tashmë mund të cilësohet një kauzë e humbur.
Përveç kësaj, disa tregues të ndryshimeve klimatike kanë arritur nivele rekord.
"Loja tashmë është e humbur për akullnajat sepse përqendrimi i CO2 është tashmë shumë i lartë," tha Petteri Taalas, kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike që publikoi raportin vjetor rreth klimës.
Sipas WMO, "akulli i detit Antarktik ka arritur nivelin e tij më të ulët në rekord dhe shkrirja e disa akullnajave evropiane ka qenë me ritme rekord. (A2 Televizion)