
Roland Bejko vijoi fushatën në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, ku takoi banorët e fshatrave rreth Tiranës që shesin prodhimet e tyre në tregjet e ndryshme të zonës.
Bejko premtoi se fokusi i tij do të jetë te fuqizimi i fermerëve që prodhimet e tyre bio të shiten dhe të ndihmohet ekonomia e fshatrave.
“Do të ndërtojmë 4 tregje në hyrje të Tiranës që të ndihmohet ekonomia e zonës. Për të promovuar prodhimet vendase”, tha ai.
Pa komentuar nuk la dhe premtimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, i cili ka deklaruar se do të ketë transport falas. “E bën për efekt elektoral, nuk bëhet transporti falas”, tha Bejko. (A2 Televizion)