Bejko takim me biznesin e vogël: Ulim taksat me 50%

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 11:29 | Politikë
Bejko takim me biznesin e vogël: Ulim taksat me 50%

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka premtuar se do të ulë me 50% taksat për biznesin e vogël në rast se do të fitojë në 14 maj. Në një takim që zhvilloi derë me derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamlliku, Bejko tha se nën drejtimin e Erion Veliaj, taksat janë shumë të larta, për këtë arsye premtoi se do i ulë ato me qëllim që t’i japë frymëmarrje qytetit.

"Sot ishim në zonën Xhamllikut. Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do t’i japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat", - tha Bejko.

Ai shtoi se do të vijojë takimet elektorale, siç ka bërë deri më tani pasi thekson se për të si kandidat është shumë i rëndësishëm komunikimi sy më sy me qytetarët.

“Komunikimi direkt dhe sy më sy me qytetarët e Tiranës është shumë i rëndësishëm për ne, tha Bejko në takime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos