“Bëjnë zhurmë, rrëmujë e zënë hapësirë”, vendi ku fëmijët ndalohen të hyjnë në restorante apo lokale

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 19:49 | Lifestyle

Koreja e Jugut rezulton të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin ka restorante e lokale, ku fëmijët e kanë të ndaluar të hyjnë brenda.

E ndërsa kjo gjë është normale në vendet e tjera sa i përket futjes nëpër pub-e apo diskoteka, në Korenë e Jugut kanë avancuar më tej, duke mos i lejuar prindërit me fëmijë të shkojnë edhe në bare e restorante të caktuara.

Mesa duket, në përpjekje për të siguruar qetësinë për klientët e tyre, shumë pronarë restorantesh, kafenesh dhe vendesh të tjera në Amerikë, Australi, Itali, Kore dhe gjetkë, vendosin kufizime të veçanta për klientët e tyre, duke arritur deri aty sa të ndalojnë hyrjen e fëmijëve nën 4 vjeç, 7 apo edhe 18 vjet.

Pak kohë më parë u bë viral lajmi se restoranti i famshëm "Nettie's House of Spaghetti" në Tinton Falls, Neë Jersey nuk do të lejojë më të hyjnë fëmijët nën moshën 10 vjeç.

Këto metoda të përdorura në mënyrë të pavarur nga bizneset, nuk janë pritur mirë nga qytetarët, e megjithatë ka nga ata të cilët kanë mbetur të kënaqur. Mbështetësit thonë se pronarët e bizneseve kanë çdo të drejtë.

Pala tjetër argumenton se fëmijët janë të stigmatizuar dhe të privuar nga një e drejtë elementare. Debati prek pyetje më të gjera rreth asaj se kush është përgjegjës për t'u kujdesur për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos