Bejsboll, Washington fiton titullin e parë prej vitit 1924

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 14:36 | Sporte të tjera

Tashmë mund të quhet edhe kryeqendra e bejsbollit. Uashington rishkroi historinë duke fituar titullin kampion në ‘Seritë Botërore” të Bejsbollit.

Pas 86 vitesh, trofeu rikthehet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, teksa mungonte prej 1924-ës së largët. Triumfi erdhi në ndeshjen e shtatë dhe të fundit të ‘play off’-it përballë rivalëve të Houston.

E veçanta e këtij titulli është fakti që Uashington u mund në të treja sfidat në shtëpi dhe fitoi në katër përballjet jashtë fushe. Në bejsbollin amerikan skuadra më e titulluar mbetet New York Yankees me 27 tituj, ndërsa edicionin e kaluar kampion u shpallën Boston Red Sox. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos