
Domenico Tedesco do të jetë drejtuesi i ri i stolit të kombëtares së Belgjikës, pas largimit nga ky post i Roberto Martinez, i cili dështoi në botërorin e fundit të futbollit që u mbajt në Katar.
Lajmi u bë i ditur nga federate belge e futbollit e cila shkruan se ish-trajneri i Leipzig ka nënshkruar një kontratë deri pas “Euro 2024”.
Tedesco, i cili ka lindur në Itali, por është rritur në Gjermani, ka drejtuar gjithashtu klubin gjerman të Schalke 04 dhe atë rus të Spartak Moska.
“Për mua është një nder i madh të jem trajneri i ri i Belgjikës. Mezi pres të marr detyrën dhe jam jashtëzakonisht i motivuar. Kam pasur një ndjenjë shumë të mirë që në bisedën e parë me drejtuesit e futbollit belg", u shpreh Tedesco në reagimin e parë. (A2 Televizion)