Ofertë 100 milionë euroshe nga Anglia për heroin e Napolit, Osimhen

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 12:49 | Futboll
Ofertë 100 milionë euroshe nga Anglia për heroin e Napolit,

Napoli po i falet javë pas jave aftësive të Victor Osimhen, teksa e sheh veten në vendin e parë të klasifikimit në Serie A dhe shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit. Por njëkohësisht tundimi është shumë i madh për ta shitur në merkaton e kësaj vere kur në postën e napolitanëve kanë mbërritur oferta mbi 100 milionë euro.

Për rastin në fjalë është Manchester United që ofrohet. Anglezët e shohin nigerianin autorin e 17 golave dhe 4 asisteve këtë sezon si personin e duhur për të udhëhequr sulmin e United. Nga Premier League, vetëm “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interes konkret dhe trajneri Ten Hag prej kohësh po ëndërron për një bomber, atë që nuk mundi dot të bënte Cristiano Ronaldo në “Old Trafford”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos