Vllaznia ngjitet në vendin e dytë, fiton Teuta

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 19:16 | Futboll
Vllaznia ngjitet në vendin e dytë, fiton Teuta

Ishte një provë force dhe Vllaznia konfirmoi se do të luftojë deri në fund për titullin. Shkodranët mposhtën 2-0 Kukësin, në ndeshjen më të fort të javës së 20-të të kampionatit.

Kuqeblutë e zgjidhën sfidën prej pjesës së parë me golat e Markut dhe Jonuzit, e tashmë bëhen ndjekësit më të afërt të Tiranës kryesuese, teksa Kukësi mbetet në zonën e ftohtë.

Frymëmarrje për Teutën, që fitoi sfidën direkte për mbijetesë me Bylisin. Vendimtar ishte goli i Goxhajt, me durrsakët që ngjisin dy vende në renditje. Barazim spektakolar 2-2 ndërmjet Kastriotit dhe Erzenit, me këta të fundit që vazhdojnë të ëndërrojnë kupat e Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos