Supermodelja Bella Hadid është fotografuar me të dashurin e saj, Marc Kalman përgjatë Rivierës Franceze.
24-vjeçarja dhe drejtori artistik u shfaqën duke këmbyer puthje dhe ledhatime ndërsa relaksoheshin me miqtë në Antibes.
Pavarsisht se e kanë pranuar publikisht romancën mes tyre, çifti është përpjekur ta mbajë atë jashtëzakonisht private.
Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi ish-i dashuri legjendar i Bellës, The Weeknd përflitet se është në një lidhje me aktoren Angelina Jolie. (A2 Televizion)