Ben Andoni në A2: Ushtria vendim historik, por është ende hapi i parë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 15:18 | Kosova
Ben Andoni në A2: Ushtria vendim historik, por është ende hapi i

Gazetari dhe njohësi i mirë i rajonit Ben Andoni diskutoi në studion e A2 mbi marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë në optikën e ngjarjeve të fundit si rritja 100% e taksave për mallrat serbe dhe shndërrimi i forcave të sigurisë në ushtri të mirëfilltë.

Sipas Andonit edhe pse në terma afatshkurtra “do të ketë bllokim të dialogut, me aktin e ditës së sotme, që ka kohë që po përgatitet, Kosova ka treguar një dimension të ri të shtet formimit, një hap i madh”, me bekimin e Shteteve të Bashkuara.

https://a2news.com/2018/12/14/ambasadori-ceku-kosova-arriti-pavaresine-ushtarake-edhe-serbet-po-e-kuptojne/

Sipas gazetarit, Ushtria e re e Kosovës do kalojë disa para se të konsolidohet si e tillë.

“Zhvendosja e FSK në Ushtri nuk do të jetë e menjëhershme. Pala serbe në Kosovë e përjashton unanimisht ushtrinë e Kosovës, prandaj autoritetet e Prishtinës me inteligjence juridike kanë vendosur që në fazën e parë ushtria të vazhdojë të mbajë e emrin e FSK. Pasi edhe minoritetet të kenë përfaqësi në ushtrinë do kalohet ne hapat e tjera. Ushtria do të jetë reale kur të përmbushë 2% të GDP-së, hap që është ende i hershëm”, deklaroi Andoni.

https://a2news.com/2018/12/14/historike-forca-e-sigurise-se-kosoves-shnderrohet-ne-ushtri/

Sipas të ftuarit në A2, në hapat e mëtejshme Kosova do të gjej një modus për t’u bashkuar prapë në bisedime me serbët. “Gjithë opinioni publik ndërkombëtar po pret reagimin e Serbisë, ka qenë fat për Kosovën që vendimi për krijimin e ushtrisë ka qenë në unanimitet me SHBA dhe Gjermaninë, por në këtë transicion Kosova duhet të gjejë gjuhën edhe me anëtaret e tjerë të Aleancës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos