
Karim Benzema do t’i japë lamtumirën Realit të Madridit. Ylli i Los Blancos ka marrë një ofertë të parezistueshme nga Al-Ittihad.
Klubi arab i ka vendosur në tryezë ofertën për kontratë 2-vjeçare, nga e cila sulmuesi do të përfitojë mbi 100 milionë euro në sezon.
Sipas mediave spanjolle, Benzema nuk e ka njoftuar ende Realin e Madridit, por ka vendosur ta pranojë ofertën. Madje, ai ka pyetur Cristiano Ronaldon rreth kampionatit, nivelit të futbollit dhe jetës në Arabinë Saudite.
Francezi do të largohet nga Reali pas 14 sezoneve, ku ka shënuar 353 gola në 647 ndeshje. (A2 Televizion)