
Real Madrid fitoi pastër 2-0 ndaj Getafe, duke shpresuar ende në një mrekulli në kampionatin spanjoll.
Pavarësisht se me gjysmën e ekipit të padisponueshëm për probleme me dëmtimet, Reali mori 3 pikë falë golave të Benzema dhe Mendy, të dy në pjesën e dytë (60’ dhe 67’). Zidane i dha shansin e debutimit dy lojtarëve: Marvin dhe Chust.
Tashmë, madrilenët e shohin veten 5 pikë larg Atletico Madridit kryesues, pas dy pikëve të humbura dje nga “Los Colchoneros”.
Gjithsesi, Atletico aktualisht ka dy ndeshje më pak sesa Reali, duke mbetur favorit për të fituar titullin kampion në këtë sezon. (A2 Televizion)