Beogradi përfshihet nga dhuna, incidente në “Paradën e Krenarisë”

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 21:14 | Ballkani

Incidente të dhunshme janë regjistruar pasditen e së shtunës në Beograd, gjatë mbajtjes së Paradës së Krenarisë nga komuniteti LGTBI.

Ky event, ishte anuluar nga presidenti Vuçiç disa javë më parë pikërisht për të shmangur skenat e dhunës, por organizatorët kishin vendosur të vijonin me planin e tyre.

Parada nisi në orën 17:00 pranë selisë së Parlamenti, aty ku u desh dhe ndërhyrja e forcave speciale të policisë për të shmangur përplasjet mes pjesëmarrësve dhe aktivistëve të krahut të djathtë dhe grupeve fetare.

Më 13 shtator, Ministria e Brendshme zyrtarisht njoftoi se nuk do të lejonte mbajtjen e Javës së EuroPride që kulmonte me paradën në rrugët e Beogradit.

Por më 17 shtator, organizatorët thanë se kishin marrë garanci nga kryeministrja Bërnabiç se do garantonte që rrugët e Beogradit do të ishin të sigurta.

Megjithatë, përplasje mes palëve u regjistruan, ndërkohë që policia arrestoi më shumë se 30 persona, të cilët u përplasën me efektivët dhe madje thyen dhe xhamat e disa makinave. (A2 Televizion)

https://twitter.com/admirim/status/1571163086656077825

A2 CNN Livestream

Latest Videos