Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, vodhi dy makina dhe i përplasi teksa e ndiqte policia

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 17:22 | Kronikë

Një 32-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi u përfshi në dy aksidente me dy automjete të vjedhura. Policia njofton se sot orës 13:30, është marrë njoftim se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident.

Shërbimet e urgjencës e dërguan 32-vjeçarin me iniciale F. F. për të cilin dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas verifikimit të automjetit tip "Volkswagen", të përfshirë në aksident, ka rezultuar se automjeti, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.

Ndërsa, 32-vjeçari, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, pas disa minutash është larguar nga spitali.

Në momentin që është larguar, ai ka vjedhur në parkingun e spitalit, një automjet tjetër tip "Ford".  Gjatë tentativës për t’u larguar, teksa policia po e ndiqte, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me disa makina të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos