All - Paragraf - 1
Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar për vrasjen e të riut, Albert Deda, 24-vjeç, në Padova, ditën e diel.
Sipas policisë italian, të arrestuarit janë identifikuar si: Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.
All - Paragraf - 3
Sipas autoriteteve italiane, të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën, duke e lënë të vdekur.
Pista e parë është për larje hesapesh, sipas mediave, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2