Berisha: 13 tetori datë ligjore për zgjedhjet. Protesta deri në fitore

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 21:53 | Politikë
Berisha: 13 tetori datë ligjore për zgjedhjet. Protesta deri në

Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një akt puçist antikushtetues. “Dekretet e Presidenti janë në fuqi, ato mund të gjykohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese”, tha Berisha për A2 CNN. “ODIHR deklaroi se dekretet e Presidentit mund të rrëzohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Çdo veprim kundër Presidentit, pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, vetëm sa i shton benzinë zjarrit në të cilin do të digjet mafia dhe kriminelët e saj”.

Ai nuk komentoi drejtpërdrejt deklaratën e Metës që nëse opozita do të kishte dëgjuar këshillat e tij, Qeveria do të kishte rënë. “Vlerësimin për politikën e opozitës e tregoi 30 qershori ku 85% e shqiptarëve bojkotuan farsën moniste. Do të ketë protesta të tjera deri në fitore”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse opozita do të nxjerrë kandidatët e saj në zgjedhjet e 13 tetorit, Berisha tha: “Datë ligjore në Shqipëri për zgjedhje është data 13 tetor. Ai dekret është në fuqi dhe shqiptarët do të vendosin ligjin dhe Kushtetutën në këtë vend”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos