Berisha akuzon Kim për presion, gjykata pranon ankimin e Alibeaj, Rithemelimi e quan nul

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 19:46 | Politikë
Berisha akuzon Kim për presion, gjykata pranon ankimin e Alibeaj,

Gjyqtarja Blerina Muça ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt mbi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu statutin e 11 dhjetorit të Partisë Demokratike dhe rrjedhimisht Komisionin e Rithemelimit si drejtuese të partisë.

Në vendimin e marrë këtë të premte, Muça njeh Enkelejd Alibeajn si përfaqësues të Partisë Demokratike, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.

Menjëherë pas pranimit të ankesës, Komisioni i Rithemelimit ka reaguar nëpërmjet përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso, i cili vendimin e cilësoi si nul dhe të dhënë nën presion.

https://a2news.com/2022/04/22/rama-preferon-vali-bizhgen-berisha-kerkon-president-qe-ti-liroje-vendin-pas-humbjes/

Vendimit i parapriu ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi ambasadoren Kim për ndërhyrje në proces nëpërmjet takimeve direkte.

Yuri Kim u përgjigj nëpërmjet një reagimi në Twitter, duke thënë se ajo vetëm po inkurajon gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre.

https://a2news.com/2022/04/22/berisha-akuza-ambasadores-kim-nderhyri-ne-procesin-e-gjykimit-te-ankeses-se-alibeajt-dash-te-mos-lejoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-sovranitetit/

Reagimeve iu shtua dhe ai i Gazmend Bardhit, i cili akuzoi Sali Berishën për sulm ndaj vendimit të gjykatës, ndërsa pak më poshtë ai vetë e quajti të paligjshëm vendimin e Agron Zhukrit që konfirmoi Kuvendin e 11 dhjetorit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/22/debati-rama-berisha-analistet-loje-politike-me-dy-standarde-nga-kryeministri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos