
Emrat e propozuar nga deputetët socialistë për kreun e ri të shtetit sipas Sali Berishës nuk do të merren parasysh pasi Kryeministri preferon shefen e kabinetit një prej bashkëpunëtoreve të tij më të hershme e më të afërta. Arsyen pse Rama kërkon të zgjedh këtë person Berisha e lidh me parashikim që kryeministri po bën për të ardhmen e tij politike.
“Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale, të japë dorëheqjen dhe t’i japë vendin Ramës, gjë që nuk ka ndodhur kurrë, ai nuk do të pranohesh si president”, deklaroi ish-kryeministri.
Berisha shpjegoi edhe një herë incidentin me Alibeajn në foltore, duke akuzuar kreun e grupit parlamentar se po përdoret nga Taulant Balla për t’i hequr të drejtën e replikës në Parlament.
“Në 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që një deputet të keqpërdoret kështu nga kundërshtari, ai që pranon një vetëposhtërim të tillë mund t’i lejojë vetes çdo gjë”, deklaroi Berisha.
E cilësoi reagimin e ambasadores amerikane që pasoi ngjarjen në Kuvend, duke iu rikthyer akuzave për ndërhyrje në çështjet e brendshme të PD-së.
“Një ndërhyrje qesharake e guvernatores, por ka mbaruar loja me kukulla, tani ka një opozitë të vërtetë”, shtoi ai. (A2 Televizion)