Berisha: Basha dhe Rama, bashkë në procesin e shpalljes sime “non grata”

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 21:54 | Politikë
Berisha: Basha dhe Rama, bashkë në procesin e shpalljes sime

Sali Berisha, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, nënvizoi se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë”, pasi, sipas tij, “u mor me një proces të shpalljes sime “non grata”, bashkë me Edi Ramën, pa asnjë fakt, dokument apo provë”.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”, tha Berisha.

https://a2news.com/2021/12/27/do-te-nxirret-butesisht-nga-zyra-berisha-tregon-se-si-do-ta-largoje-bashen/

“T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos