Rrjedhja e të dhënave, Kryemadhi: Ndodhi për të hequr vëmendjen ndaj inceneratorëve

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 20:46 | Politikë
Rrjedhja e të dhënave, Kryemadhi: Ndodhi për të hequr

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka një tezë interesante edhe për skandalin  e fundit, atë të rrjedhjes së të dhënave të rrogave të mbi 630 mijë shqiptarëve, si dhe të targave disa ditë më vonë.

 “Edhe rrjedhja e informacionit të pagave, ku bëjnë përshtypje disa paga marramendëse, ia kanë dhënë ushqim mediave që të merren me pagat e secilit, dhe për të larguar vëmendjen nga inceneratorët, në veçanti nga skema e atij të Tiranës. Mos u çudisni që të dalin databazë të reja, që do të frikësojnë njerëzit, siç ndodhi edhe në kohen e patronazhistëve”, thotë ajo.  

https://a2news.com/2021/12/27/skandali-i-inceneratoreve-kryemadhi-koka-hallka-e-fundit-eshte-pastrim-parash-i-nje-grupi-te-strukturuar-qe-beson-se-ka-drejtesine-ne-duart-e-tyre/

"Shpresoj që çështja e inceneratorëve të mos jetë përdorur për të hequr vëmendjen nga situata politike në vend, fletëarrestet kanë qenë në shtator, edhe për të tjerë, por ka patur një zvarritje nga ana e qeverisë, që mendonte se çështja do të shkonte duke u harruar. Por për politikanët nuk ka më çështje të parashtruara, siç parashikon vetë ligji i SPAK.  Po të jetë një sistem drejtësie e vërtetë, pritshmëritë e mia shkojnë deri tek kryeministri, sekretari i përgjithshëm, te ministrat që kanë firmosur në një ditë 17 vendime, të bashkitë e Fierit dhe Tiranës”, deklaron Kryemadhi në A2 CNN. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/27/djegia-e-mandateve-kryemadhi-gabim-qe-meta-nuk-do-ma-fali-shquhem-per-naivitet-politik-votat-i-bleu-edhe-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos