Berisha flet për zv/kreun e Gjykatës së Lartë: Sadushi e ka vendin tjetërkund, prandaj po i mbahet sekret vetting-u

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 15:01 | Politikë
Berisha flet për zv/kreun e Gjykatës së Lartë: Sadushi e ka

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së tij për mediat, sulmoi edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë, me në krye Sokol Sadushin.

Sipas Berishës, vetting-u i Sadushit nuk është bërë publik. Berisha theksoi se Sadushi ka deklaruar 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja dhe ka probleme me një apartament që e ka shitur 550 mijë euro.

“Keni lexuar ju për vetting-un e Sadushit? Nuk ekziston. Vetting-u është bërë, por mbahet sekret. Te vetting-u i bashkëshortes së Sadushit doli se ai kishte shitur apartament 55 mijë euro dhe se pagesa ishte bërë jo me bankë. Në një kohë kur thoshte e kam shitur, apartamenti vijonte të figuronte me emrin e Sadushit dhe si kolateral në bankë për të marrë kredi. Doni më nga çudia e Sadushit? Të gjitha këto kanë dalë nga vetting-u i Edlira Sadushit. Deklaron 20 000 euro trashëgimi nga gjyshja, ndërsa të tjerë i kanë larguar për dhurata”, tha Berisha.

“Parregullsi të jashtëzakonshme, për të cilat Sadushi e ka vendin tjetërkund. Prandaj edhe mbahet sekret vetting-u i Sadushit”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos