
Sali Berisha, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, tregoi se në cilat rrethana opozita “mund të shqyrtojë kandidaturën që mund të sugjerojë për President”.
“Nëse kërkon që të jesh opozitë e vërtetë, nuk mund të pranosh kurrë një kandidat për President të propozuar nga kundërshtari. Edi Rama nuk e ka pranuar kurrë këtë kur ishte në opozitë. Ky është rregull. Nëse Edi Rama, nisur nga fakti që i ka dhunuar masivisht zgjedhjet, vendos t’i thotë opozitës që ai heq dorë nga kandidatura e Presidentit, opozita mund të shqyrtojë me të gjithë aleatët e forumet e saj, kandidaturën që mund të sugjerojë. Por, nëse opozita ftohet “për t’i bërë fresk” kandidaturave të sugjeruara nga Edi Rama, ajo është një ftesë krejtësisht formale”, tha Berisha.
“Sidoqoftë, për këtë çështje do të vendosin forumet më të larta të Partisë Demokratike”, shtoi ish-kryeministri. (A2 Televizion)