Berisha: Janë lëshuar urdhërarreste për ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 13:13 | Politikë
Berisha: Janë lëshuar urdhërarreste për

Për ish-bashkëshorten dhe për bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt janë lëshuar urdhërarreste. Është ky denoncimi i radhës që bën kreu i “Rithemelimit” sa i përket çështje së Inceneratorëve.

Një ditë më parë, Sali Berisha, po duke cituar burime, tha se ish-numri dy i qeverisë Rama është kërcënuar me jetë. Ai bëri thirrje që si Ahmetaj, ashtu edhe familjarët e tij të merren në mbrojtje nga autoritetet.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi gjithashtu se ish-ministri i Financave u largua nga Shqipëria pasi paraqiti disa SMS kërcënuese që kishte marrë, që sipas tij, nuk janë hetuar nga prokuroria.

“Këto akuza të qytetarit digjital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë jam i ndjeshëm. Ahmetaj u largua duke paraqitur sms kërcënuese që i ishin dërguar. Këto sms prokuroria duhet t’i hetonte. Apo ishin këto për skenarin e azilit të tij, këtë nuk e di. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve. Për të dyja zonjat, ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten, burime pothuajse, mjaft të besueshme më thonë se është lëshuar urdhërarresti. Skam asgjë, por çfarë tingëllon këtu?! Të lëshohen urdhërarrest për këto zonja dhe të sillet Veliaj, Agaçi, Rama, të lihen të lirë se janë bazë e kësaj vjedhje, ky është akt që dëshmon se përpiqesh me çdo kusht që të mbash çështjen,” deklaroi ndër të tjera Berisha.

Sali Berisha thotë se ai vetë nuk ka komunikuar me Ahmetajn, por se informacionet i merr nga qytetari digjital. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/03/inceneratoret-berisha-ahmetaj-po-kercenohet-me-jete-te-mbrohet-ai-dhe-familjaret-e-tij/
https://a2news.com/2023/08/04/berisha-rama-dhe-veliaj-fshehen-me-letra-pronaret-e-vertete-te-inceneratoreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos