Inceneratorët, Berisha: Zoto dhe Gugallja u mbajtën të fshehur në Lushnjë dhe u kërcënuan, i zhytur edhe Lul Brava

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 12:04 | Politikë
Inceneratorët, Berisha: Zoto dhe Gugallja u mbajtën të fshehur

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha akuzoi si të përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe Lulzim Bravën, siç e quan ai. Berisha theksoi se Zoto dhe Gugallja, të shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar për këtë çështje, kanë qëndruar të fshehur në Lushnjë, ku edhe janë kërcënuar.

https://a2news.com/2022/01/27/kam-gjetur-mekanizmin-per-te-fituar-ne-6-mars-berisha-jemi-ne-negociata-me-lsi/

“Të dashur qytetarë, maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha të 30 viteve. Pas 3 muajsh, zero hetim sepse janë të zhytur si Edvin Droga dhe Lulzim Brava. Në këtë krah, janë bërë 298 denoncime dhe të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, në fund lejoi që të publikohen deklarata nga PD. Nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri.

https://a2news.com/2022/01/27/5-maji-ne-kuvend-berisha-veprime-mizore-tragjike-kur-sheh-aty-edhe-perfaqesues-te-lul-braves/

Zoton e kanë mbajtur të fshehur kaçak në Lushnjë, deri para dy ditësh, bashkë me Gugallja dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet. Natyrisht, kushti i parë nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me aferën. Në të dy anët, Brava është me dy krahët. Na thuaj pak se çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistë të PD-së? Të gjithë janë ujdi me kreun e Meduzës”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos