Sali Berisha flet për ‘sezonin’ e protestave: Do nisin konsultat me ‘mjeshtrit’ e organizimit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 21:13 | Politikë
Sali Berisha flet për ‘sezonin’ e protestave: Do nisin

Sali Berisha foli në ‘Debat’ në A2 CNN dhe për sezonin e protestave që do të nisë opozita, takimi i parë i të cilës është caktuar më 12 nëntor.

Sipas ish-kryeministrit, protestat do të jenë të ndryshme dhe do të kenë në qendër problematikat e qytetarëve. Ai shtoi se ka nisur konsultat me ata që i quajti si ‘mjeshtrat e protestës’ në Shqipëri.

https://a2news.com/2022/10/26/protesta-e-opozites-me-12-nentor-berisha-me-e-madhja-qe-ka-njohur-shqiperia/

“Si do të protestohet. Do të ketë një diversitetet. Fillojnë konsultat me ata që unë i quaj mjeshtrit e protestës dhe Shqipëria do të njohë protesta nga më të ndryshmet që do ti japin një goditje të merituar regjimit të Ramës i cili po përzë shqiptarët nga Shqipëria. Një pedagog në Shqipëri paguhet 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Të gjitha këto do të përcaktohen me aleatët dhe taktika që do të ndiqet. Agjenda do të jenë problematika madhore e qytetarëve shqiptarë. Protestat do të pasqyrojnë kauzat e drejta’, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos