Berisha: Maxhorancë e përdhunuesve; Lleshaj: Unë nuk i kam duart me gjak

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 11:01 | Politikë
Berisha: Maxhorancë e përdhunuesve; Lleshaj: Unë nuk i kam duart

Pas debatit me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka replikuar edhe me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Sot keni para maxhorancën e përdhunuesve. Policia e fshehu krimin. SHISH njoftoi dhe kreun e qeverisë dhe ministrat përkatës dhe nuk thanë një fjalë”, tha Berisha në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku disa të rinj akuzohen se kanë shantazhuar dhe përdhunuar një 13-vjeçare. “Fshehën krimin, përsëritën të njëjtin skenar me djalin e deputetit të tyre”, shtoi Berisha.

Ministri i Brendshëm i është përgjigjur duke thënë se rasti i Kavajës është trajtuar nga policia që në momentin e parë. “Policia e shtetit ka referuar çështjen në Prokurori, pra është bërë publike”.

“Unë i kam duart e bardha. Nuk i kam me gjak. Policia ka arrestuar përgjegjësit para se të dilte lajmi”, i është drejtuar Lleshaj Berishës.

Ndërsa ky i fundit është përgjigjur: “Ky vasal që s’ka dinjitet, merr përsipër të mashtrojë. Të zbatojë urdhrin e Edi Ramës për të fshehur lajmin. Krimi ka ndodhur në tetor. Për këta përdhunimi është standard moral. Për këta, përdhunuesi duhet të jetë kryetar bashkie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos