
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm, u premtoi se programin e qeverisë së ardhshme do ta hartojnë ata.
“Programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju dhe jo specialistët tanë. Paketën fiskale të biznesit të vogël do ta hartoni ju, më të favorshmen që mendoni. Kjo sepse biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ju keni eksperiencën, specialistët dhe të gjitha mundësitë që t’i jepni vendit programin më të mirë”, tha Berisha.
“Ky që bërtet (Edi Rama) se ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk tatojmë biznesin e vogël, ka një qëndrim armiqësor ndaj jush, që në radhë të parë është politik. Nuk dëgjon nga kjo qeveri një shprehje mirënjohjeje ndaj jush. Me praktika nga më antiligjoret janë vërsulur ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm. Mendojnë vetëm se si t’ju grabisin. Për ata, ju jeni anonim sepse ata janë njësh me oligarkët”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)