Berisha: Na është rikthyer komunizmi, i bazuar te krimi dhe droga

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 19:43 | Politikë
Berisha: Na është rikthyer komunizmi, i bazuar te krimi dhe droga

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Vorë, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është sërish në komunizëm, por këtë herë jo të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por në krimin, vjedhjen e drogën.

“Kur nisëm këtë rrugë 32 vite më parë ne ishim në monizëm të plotë, por duhet ta dini se monizmi dhe zhvillimi, liria dhe dinjiteti janë të papajtueshme. Ndaj dhe ne në ato vite, më vendosmëri, guxim përmbysëm monizmin që bazohej në ideologjinë komuniste. Sot, pas 32 vitesh është reale, e trishtë, e hidhur, ne në Shqipëri na është rikthyer monizmi, jo më i bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por në krimin, vjedhjen e drogën.

Kjo është ju them unë ju, diktatura më e urryer, diktatura që krijon pasigurinë më absolute, që kthen kohën pas. Pra, sot, në rast se u ndalëm tek arritjet e 32-viteve, u ndalëm për të kuptuar se ne përsëri sot jemi në një mision, dhe ky mision do të na çojë ne në përmbysjen e monizmit dhe fitoren e shkëlqyer të Indrit Hoxhës, e kandidatëve të opozitës në mbarë Shqipërinë”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos