‘Berisha nuk e mund dot Ramën’, Xhaferaj: Agjenda e tij nuk përkon me atë që do Shqipëria

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 20:43 | Politikë
‘Berisha nuk e mund dot Ramën’, Xhaferaj: Agjenda e tij nuk

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj nuk e sheh Sali Berishën si një alternativë që mundet ta mposhtë Edi Ramën dhe për këtë arsye kërkon një lidership të ri.

Sipas Xhaferaj, Berisha u rikthye për një axhendë personale në krye të partisë, por këtë herë ajo nuk përkon me atë që kërkon Shqipëria.

“Domosdoshmëria për të protestuar është alarmante. Ne kemi punuar me Berishën dhe opozita duhet të përmendë elementët gri dhe të errët gjatë historisë së tij. Nuk ndahem me Berishën se kemi pasur probleme apo për non grata, por për arsyen se e gjithë e shkuara dhe non grata e kthejnë në alternativë që nuk mund ta mund dot Ramën. Në këto kushte duhet një lidership i ri. Më i qartë për këtë ka qenë vetë Berisha i cili në 2013 dha dorëheqjen. Rikthimi u bë për një arsye personale, por ajo nuk përkon me atë që kërkon Shqipëria”, tha deputeti demokrat.

Ferdinand Xhaferaj foli dhe për protestën e 3 marsit, duke thënë se e mbështet atë, por pa konfirmuar drejtpërdrejt pjesëmarrjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos