Berisha paralajmëron koalicion opozitar për zgjedhjet vendore

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 12:51 | Politikë
Berisha paralajmëron koalicion opozitar për zgjedhjet vendore

Sali Berisha tha se opozita duhet të marrë pjesë me koalicion në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke paralajmëruar një bashkëpunim me Partinë e Lirisë, të drejtuar nga Ilir Meta.

“Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht”, tha kreu i PD në një konferencë për mediat.

Berisha sqaroi edhe idenë e tij për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. “Cilido që është deputet i PD dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD dhe Kryesia de facto nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret nga dekriminalizimi. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos