Berisha paralajmëron protesta: Ramën e shpëtoi referendumi i peng-Bashës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 15:06 | Politikë
Berisha paralajmëron protesta: Ramën e shpëtoi referendumi i

Në fjalën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha paralajmëroi edhe protesta kombëtare kundër qeverisë, madje theksoi se ishte në plan që një protestë e tillë të mbahej më 18 dhjetor.

Berisha u shpreh se Ramën e shpëtoi referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Protesta kombëtare është opsion, një opsion ishte më datë 18, por problemi është se referendumi duhet bërë për shkak të festave që vijnë dhe shpëtoi. Ramën e shpëtoi referendumi i peng-Bashës, pasi do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndal askush”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/13/berisha-ngre-akuza-ndaj-bashes-ka-probleme-me-drejtesine-shqiptare-por-edhe-belge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos