30-vjet marrëdhënie diplomatike, Rama: Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 19:26 | Politikë
30-vjet marrëdhënie diplomatike, Rama: Shqipëria do të

Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

“30 vjet marrëdhënie diplomatike. Në këtë vit jubilar Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë”, shkruan Rama.

Ndërkohë që më herët ministrja punëve të Jashtme Olta Xha njoftoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë.  Ajo thekson se mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Kanë kaluar 30 vjet që kur Shqipëria dhe Ukraina vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë. Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dy shumë kohë më parë.  Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të mbizotërojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.  Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të përmirësojë praninë e saj diplomatike në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë. Mirëpres bashkëpunimin edhe në të ardhmen me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba”, shkroi Xhaçka.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos