Berisha: Primaret, shkëputje nga praktikat e dyshimta të përdorura në 8 vite nga Basha

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 13:31 | Politikë
Berisha: Primaret, shkëputje nga praktikat e dyshimta të

Sali Berisha i quajti zgjedhjet e brendshme për kandidatët e PD-së për kryetarë bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore si një moment historik që shkëputi këtë forcë politike nga Lulzim Basha.

“Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Shënoi shkëputjen përfundimtare të Partisë Demokratike nga praktikat jo transparente, të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim “Brava” dhe shënojnë mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD-së 4 muaj më parë dhe të sanksionuar në kuvendin e 11 dhjetorit”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në garën e brendshme ai tha se do të bënte gjithçka për t’i dhënë mundësinë fituesve të primareve që të jenë qytetarë të parë të qyteteve ku do të garojnë.

https://a2news.com/2022/01/30/kush-jane-6-kandidatet-me-te-cilet-rithemelimi-i-pd-do-te-synoje-fitoren-me-6-mars/

Komisioni i Rithemelimit, që pretendon se drejton përkohësisht Partinë Demokratike pas kuvendit të 11 dhjetorit zgjodhi kandidatët për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ky komision nuk njihet nga Lulzim Basha, i cili nga ana e tij pretendon se e drejton ai Partinë Demokratike. Në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, edhe ky institucion njohu përfaqësuesit e Bashës si përfaqësues të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/31/zgjedhjet-e-pjesshme-vendore-sot-eshte-afati-i-fundit-per-regjistrimin-e-partive/

A2 CNN Livestream

Latest Videos