
Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, u prit me lule nga një grup simpatizantësh në momentin që ai po zbriste nga makina për t’u futur në Kuvend, ku sot mbahet seanca e parë e këtij legjislacioni.
Ndërkohë, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.
“Partia Demokratike del nga kjo betejë më e fortë, më e sigurt se kurrë në fitore. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria”, u tha Berisha mbështetësve të tij.
“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD-në me pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetin dhe sovranitetit të PD-së, të grabitur poshtërsisht në marrëveshjen Rama-Basha.” (A2 Televizion)