
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish nga Pogradeci kreun e qeverisë Edi Rama për borxhin që ai vendosi të marrë me anë të Eurobondit.
Sipas Berishës, Rama e mori borxhin në nivelin 62% dhe tashmë e ka çuar në afërsisht 100% duke rrezikuar të shembë ekonominë e vendit.
“Ka pasur korrupsion, por nuk krahasohet me atë të sotmin. Nuk ka vend në botë që nuk ka korrupsion. Konservatorët përdorin dy armë kundër korrupsionit, qeveri të vogël, transparencë. Numri i rrogëtarëve është dyfishuar, numri i agjencive po ashtu. Janë rritur me 15 herë tenderat sekrete. Ato janë vetëm vjedhje. Në kulmin e pandemisë kjo narko-qeveri firmosi kontrata miliardash vetëm për djegësit. Në Shqipëri, mafia qeveritare është në krye të plehrave. Pak më parë dëgjuar për muzeun sekret. 6 milionë euro për këtë muze. Ato duhet të ndaheshin mes kreut të Meduzës, ndrikull Xhaçkës. Vjedhja është ligji i parë i Ramës. Në 8 vite, Rama ka rritur borxhin afërsisht në 100% dhe ekonomia rrezikon të shembet si një piramidë”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)