
PD-ja ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama në prani të Policisë së Shtetit, në rastin e prezantimit të buxhetit për 2022.
Me anë të deputetit Ervin Salianji, opozita akuzon kryeministrin se po “poshtëron forcat e policisë si sfond i propagandës politike”.
Sipas tij, policia është shndërruar në “instrument për qëllimet e kryeministrit”, dhe jo më si instrumenti kryesor për zbatimin e ligjit dhe lutën ndaj krimit.
“Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!”, përfundon deputeti demokrat. (A2 Televizion)