Meta pret Grenell: Kënaqësi ta kesh në Shqipëri dhe në zyrën time

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 13:11 | Politikë
Meta pret Grenell: Kënaqësi ta kesh në Shqipëri dhe në

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-të dërguarin special të SHBA-së për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh kënaqësinë e takimit me Grenell dhe vlerëson angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Meta.

Kjo nuk është hera e parë që Grenell vjen në Shqipëri dhe takon kreun e shtetit. Kujtojmë se në fillim të gushtit, pas Beogradit, ai vizitoi Shqipërinë, ku u takua me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos