Berisha u bën thirrje qytetarëve të mblidhen te Parlamenti, vendos datën dhe orën

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 20:20 | Politikë
Berisha u bën thirrje qytetarëve të mblidhen te Parlamenti,

Sali Berisha thërriti qytetarët që të mblidhen te Parlamenti ditën e mërkurë, në orën 10:00, pak ditë para protestës së 11 shkurtit.

“Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në ora 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, s’ka nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth Parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë Parlamentit. Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në Parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend. Një njeri që porosit për të vrarë opozitën, për të asgjësuar opozitën ai është krimineli më i madh i këtij vendi. Prandaj dhe i shpërfytyruar vinte dhe sillet ndaj opozitës në mënyrën më armiqësore. Ne na mohojnë çdo të drejtë aty, e bëjnë që të ikim nga Parlamenti, por jo jo nuk do të ikim nga Parlamenti. Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë Parlamenti. Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin”, tha kreu i Partisë Demokratike.

“Të mërkurën në ora 10:00 ka urdhëruar Lindën e parlamentit që të përjashtojë 8 deputetë. E dëgjoni ju, të mërkurën në orën 10 kemi seancën e pyetjeve në parlament për Edi Ramën, t’u shpjegojmë shqiptarëve për McGonigal, Marko Rossin, Duçkën, Nezën. T’i shpjegojmë shqiptarëve të gjitha këto”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/berisha-935-mije-shqiptare-iken-nga-vendi-nga-viti-2014-ne-2022/

A2 CNN Livestream

Latest Videos